Genc Prelvukaj: ‘’Konfirmoj largimin nga postet në Ministri’’

Jul 28, 2015 | 14:06
SHPËRNDAJE

cibqlqorj1y5bily
Duket se muzika për dikë është më joshëse sesa politika. Edhe pse për vite me radhë mbajti pozicionin e këshilltarit politik të ish-kolegut të tij tashmë i inkuadruar në politikë, Memli Krasniqi, Genc Prelvukaj e ka parë të rrugës se është më mirë t’i përkushtohet  muzikës sesa të vazhdojë karrierën e tij politike në ministri të ndryshme. ‘’Ka shumë pyetje direkte në të gjitha rrjetet sociale, njerëz të interesuar për të ditur nëse lajmi që u publikua sot është i vërtetë, në pamundësi për t’u kthyer të gjithëve përgjigje, po ju shkruaj këtu.

Lajmi është i saktë, kam dhënë dorëheqjen nga pozita e këshilltarit të brendëshëm politik, pozitë të cilën e kam ushtruar për 5 vite, në dy ministri të ndryshme, në ditët në vijim do të jem i fokusuar në “Etnon” dhe “Black Fish Entertainment” më shumë se asnjëherë më parë’’,  kështu ka deklaruar Genci, i cili duket se më shumë e josh muzika se politika. I kontaktuar nga ‘’Panorama Plus’’, reperi i njohur ka thënë: ‘’Para një muaji kam dhënë dorëheqje nga posti i këshilltarit në ministri, arsyet janë për shkak të angazhimeve më të mëdha në muzikë si dhe arsye të tjera personale’’, përfundon bisedën Prelvukaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura