Deputeti i Partisë Demorkatike, Genc Pollo i ka dhënë një përgjigje indirekt ambasadorit amerikan, Donald Lu lidhur me reformën në Drejtësi.
Pak orë pasi Lu thumboi kreun e PD-së, Lulzim Basha për të cilin tha se gjithmonë gjen diçka për të refuzuar ka ardhur edhe përgjigja e Pollos.
“Përsëri populizëm, arrogancë e madje folklorizëm mbi reformën në drejtësi. Shqip e anglisht. Duhet të bëhet, do të bëhet por siç duhet”, shkruan Pollo në faqen e tij në facebook.
Një ditë më parë gjatë një takimi me studentët ambasadori amerikan u shpreh se “Është e vërtetë që Z. Rama dhe Z. Basha u përpoqën ta bënin këtë më 6 qershor. Ata dështuan në arritjen e një marrëveshjeje. Tre herë që prej 4 majit, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë ofruar propozime të arsyeshme kompromisi. Mazhoranca i ka pranuar këto propozime. Z. Basha ka gjetur gjithmonë diçka për të refuzuar”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al