Gena: Organizatorët nuk paguajnë tatime dhe na krijojnë shumë probleme

May 20, 2015 | 13:40
SHPËRNDAJE


Ai njihet si këngëtar i hiteve, një nga emrat që ka bashkëpunimet më të shumta në skenën muzikore. Por është edhe shumë i përfolur për thashetheme të ndryshme. ‘’Të bësh një skandal për t’iu afruar publikut është disi vulgare. Gjëja më e mirë do ishte që çdo artist të bëjë këngë dhe projekte të bukura e jo gjëra të tjera. Balada e fundit ka dalë pak nga dinamika e zakonshme e imja dhe menduam që të sjellim bashkë me Mimozën një gjë tjetër. Megjithatë, në projektet tona nuk është vetëm kjo këngë e verës,  por edhe disa të tjera që jam duke punuar. Artisti duhet të bëjë dhe bashkëpunime në natyra të ndryshme dhe persona të ndryshëm. Baladën me Mimozën e bëmë sepse menduam se ishte pikërisht ajo e duhura që bashkohet mirë me vokalin tim’’,  shprehet Gena, i cili është shumë i angazhuar për momentin në shumë mbrëmje muzikore, brenda dhe jashtë vendit. ‘’Pjesa më e madhe e lokaleve nuk paguajnë tatime dhe autoritetet atje nuk ta falin. Na ndodhi edhe me Zvicrën, nuk e dinim. Na prisnin në aeroport plot incidente të tjera. Arsyeja ishte se ne atje nuk kishim paguar, sepse duhet të deklaroje shumë gjëra atje kur organizon mbrëmje apo evenimente’’, shprehet këngëtari, i cili është në bashkëjetesë me Lorena Brahimajn, ndërsa nga martesa e parë ka dy vajza, që jetojnë në Greqi me të ëmën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura