“Gazzetta Dello Sport” sheh Asllanin si interist: Zëvendësuesi i Brozoviç, me motorin e Barela

May 26, 2022 | 23:54
SHPËRNDAJE

Kristjan Asllani vazhdon të jetë një emër shumë i nxehtë në Itali edhe pse sezoni futbollistik është mbyllur përtej Adriatikut. 

Asllani Empoli

Mesfushori i përfaqësueses shqiptare është kthyer në pikë fikse të Empoli në këtë sezon dhe ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha, me Milanin e Interin që e shohin si një hipotezë konkrete për të ardhmen e tyre.

Sipas “La Gazzetta Dello Sport”, Interi e preferon për faktin e thjeshtë se kombinon me të talentin e dy lojtarëve, Brozoviç dhe Barela në mesfushën zikaltër.

“I ri, zëvendës i mundshëm i Brozoviç, me motorin e Barela”, kështu e nis përshkrimin e saj gazeta e njohur italiane. “Asllanit i pëlqen të ketë topin në këmbë dhe di të luajë para mbrojtjes.

Askush, përtej Brozoviç, nuk ka këtë instinkt në radhët e Interit. Asllani vrapon shumë, jo aq sa kroati (11.7 km në ndeshje, i pari në Serinë A), por mesatarisht më shumë se Barela (11 km ndaj 10.9km), duke qenë i shtati në klasifikimin e “vrapuesve” në Serinë A. Barela është i 8-ti, por ka luajtur më shumë”, shkruan e përditshmja sportive italiane për mesfushorin shqiptar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura