Gazetarja zbulon të detaje të reja: Kastriot Gjuzi kishte studiuar lëvizjet e Majollarit, policia ka kërkuar…

Apr 14, 2018 | 17:56
SHPËRNDAJE

Gazetarja Klodiana Lala, në  një intervistë në emisionin “Kjo javë”, në News 24 ka zbuluar detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë që i mori jetën 28-vjeçarit Marjo Majollari.

Lala deklaroi se policia kam ngritur dyshime se i dyshuari për vrasjen Kastriot Gjuzi,  ka lëvizur dhe më parë në zonë për të parë lëvizjet e Marjos.

klod lala

“Në momentet e para pasi bëhej fjalë për një ngjarje shumë të njohur, policia ka ngritur dyshime se kjo ngjarje ka pasur lidhje me viktimat. Policia ka pasur dyshime se Kastriot Gjuzi ka lëvizur në zonë më parë për të parë çdo veprim të Majollarit. Është kërkuar ndihma e kompanive celulare për të parë në se ka pasur apo jo lëvizje të Gjuzit në atë zonë. Marjo Marjollari lëvizte me frikë dhe  mendonte se një ditë do të vrisnin”, deklaroi Lala në emisionin “Kjo javë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura