Gazetarja tregon fjalët e Kotzias pasi takoi Bushatin: U takuam në vendlindjen e Zeusit

Nov 13, 2017 | 22:52
SHPËRNDAJE

Nga takimi në Kretë mes ministrave të Jashtëm, Kotzias dhe Bushatit, pritej që të zgjidheshin shumë probleme mes vendeve. Nga ana e ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, nuk ka asnjë deklaratë për atë që u diskutua në Kretë.

Nga ana e mediave greke është folur më shumë për këtë takim. Gazetarja Ira Londo, ka treguar për Dritare.net detaje nga takimi Bushati- Kotzias, si dhe fjalët që tha ministri grek për median lokale të zonës Hania në Kretë, që në vijim u ripublikua në mënyrë masive nga media vendase.

“Ministri Kotzias, i shoqëruar nga Bushati, në një intervistë për median lokale tha: “Diksutimet me ministrin Bushati u kryen në vendlindjen e Zeusit, në vendlindjen e vetë Evropës, gjatë takimit u prekën të gjitha çështjet e hapura që duhet të zgjidhen sot për të përcaktuar perspektivën e së nesërmes. Në kuadrin e diskutimeve intensive zhvilluam dhe vizitën në vendlindjen e Zeusit dhe aty ku u rrëmbye Evropa, sipas mitologjisë greke. E duam Shqipërinë në Bashkimin Evropian”. Kjo deklaratë u shpërnda në të gjitha mediet greke”, tha Londo./Dritare.net

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura