Gazetarja nxjerr foton e djalit të ish ministrit: Ja ku i shpenzoi 30 mijë euro nga buxheti i shtetit

Nov 4, 2019 | 15:35
SHPËRNDAJE

auto_enderit1572871390

Gazetarja Erëza Vela, ne nje reagim pas lajmit se djali i kryetarit të Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj, ish Ministër i Transportit dhe i Postë-Telekomunikacionit gjatë viteve 2007 – 2010. Lajmi ne media shkruante se djali i tij ka shpenzuar 30 mijë euro të buxhetit të Kosovës për udhëtime jashtë vendit, ka publikuar fotografinë ku Durim Limaj shihet bashkë me ministrin në detyrë të Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shalën, duke pozuar pranë një kade me pije alkoolike, shkruajne mediat kosovare.

Postimi i plotë i gazetares në Facebook:

Qe pak motivim per te hanen

Kush kish thone qe me pune te ndershme mundet njeri me mberri kaq shume brenda kaq pak kohe!

Kujtojeni kete foto kur te aplikoni per pune e per projekte, kur t’i shihni prinderit e femijeve te semure t’u kerku ndihme ne fb e televizione, kur te vjen kisti i kredise apo kur te mendoheni 100x a me e ble ni send per shpi a jo!

Javen e kalume u raportu qe djali i Fatmir Limes, ky qe eshte ulun ne fund te fotos, i ka shpenzu 30mije euro te buxhetit te Kosoves per udhetime jashte vendit. Pra, paret tona mundet me ndodhe qe ketu, ne kete kade me shampanja, i paska lone. E vazhdoni ju votoni, e perkrahni./BotaSot

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura