Gazetarja jep detaje për ish-anëtarin e bandës së Niklës: Marklen Haka refuzon statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë sepse…

Jun 27, 2022 | 15:02
SHPËRNDAJE

Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se Marklen Haka, ish-anëtar i bandës së Niklës, ka refuzuar statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.

marklenhaka1

Ajo tha në emisionin “Pikat mbi i” se Haka mendon se ka ende mundësi rrugëdalje, prandaj dhe nuk ka pranuar që tregojë emrat se kush e ka qëlluar në dy atentatet që i janë bërë.

Marklen Haka i mbijetoi një atentati të dytë të mirëorganizuar në Nikël. Ai thotë shumë për botën e krimit, sidomos në një vend si Nikla ku edhe policia e ka të vështirë të hyjë. Haka nuk e pranoi statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.

Mendon Akoma se ka një rrugëdalje. Zheji tha që kriminelët që vendosin të pendohen e bëjnë për dy arsye: e para se duan të shmangin një dënim maksimal dhe së dyti duan të shpëtojnë familjen.

Kur Hakës iu ofrua statusi, njeriu që ia ofroi i tha: keni një vëlla të vrarë dhe një baba të moshuar, nuk keni asnjë gjë për të humbur. Ai nuk pranoi të nxirrte emrat.

Nuk e bëri këtë gjë se realisht mendon se ka një rrugëdalje. Mendoj se do të jetë sërish në shënjestër”, tha Lala./BW

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura