Gazetarja ironizon lidhjen e ish-Missit: Treshe ok, por pse në fshatrat e Fierit?

Aug 10, 2017 | 12:24
SHPËRNDAJE

Është folur në median shqiptare, për faktin se një nga vajzat që dikur ka qenë Miss Shqipëria po përjeton tani një marrëdhënie treshe dhe nuk bëhet fjalë vetëm për sa i përket raportit seksual, por edhe marrëdhënies në tërësi.

Bëhet fjalë për Egla Harxhin, e cila aktualisht është në pritje të ëmbël, e për herë të parë ka prezantuar në media edhe partneren e tretë të këtij trekëndëshi. Ajo quhet Alesia dhe të tre po jetojnë lumturisht në një fshat të Fierit.ce718ac19525c4f727c04616c498f316

Ky lajm nuk i ka shpëtuar as drejtueses së emisionit “DaSara Radio Show” e cila ka zgjedhur ta komentojë ndryshe.

“Ajo që më bën mua përshtypje është pse pikërisht në një fshat të Fierit?”- është shprehur Dasara, e cila ka shtuar gjithashtu pyetjen për efektin që kjo familje ka në atë komunitet, emancipues apo shthurës. Për më shumë shikoni videon më poshtë të shkëputur nga “DaSara Radio Show”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura