Gazetarja Ilda Bejleri: E vërteta e lidhjes sime me Xherdan Shaqirin (FOTO)

Jun 14, 2015 | 16:50
SHPËRNDAJE

Gazetaret sportive seksi po vihen në shënjestër të mediave po aq sa edhe futbollistët. Pas historisë së dashurisë mes Iker Casillas, portieri i Real Madridit me reporteren e famshme Sara Carbonero, një tjetër lidhje rozë po përflitet dhe kësaj here, protagonistët e flirtit janë dy shqiptarë.

Ilda duke intervistuar Xherdan Shaqirin

Bëhet fjalë për futbollistin e talentuar Xherdan Shaqiri dhe gazetaren që përshkruhet si “trup ëndrrash”, Ilda Bejleri. Ka qenë një nga mediat më të mëdha në Zvicër, gazeta “Blick”, që ka aluduar për një marrëdhënie mes tyre.

Gazeta ka përforcuar dyshimet për lidhjen mes Shaqirit dhe Bejlerit, edhe për shkak të një interviste që gazetarja ka arritur t’i marrë futbollistit. Duke kujtuar këtu, që mesfushori kosovar i Interit është një Gazeta zvicerane “Blick” aludon për një histori dashurie mes futbollistit Xherdan Shaqiri dhe moderatores seksi të “Super Sport”, Ilda Bejleri, që përshkruhet se ka “trup ëndrrash”.

Të gjitha dyshimet, fotografitë së bashku dhe çfarë thotë bukuroshja për artikullin, teksa flet për “Panorama”… tip i vështirë për t’u intervistuar, por duket se bukuroshja Bejleri ka arritur ta bindë…

GAZETA “BLICK”

“Kush është kjo bukuroshe në krah të futbollistit tonë të Kombëtares?”, pyet gazeta e njohur zvicerane. “Është një reportere e një televizioni shqiptar. Ka bërë një intervistë me mua,” thotë shkurt Xherdan Shaqiri për “Blick”, ndërsa mohon zërat se mes tyre ka diçka më shumë. Megjithatë “Blick” shkruan se Shaqiri është mësuar me këto spekulime.

Sipas gazetës, brunja me një trup ëndrrash quhet Ilda Bejleri dhe punon për “Super Sport Albania”, si prezantuese sportive. Ajo rezulton të ketë përfunduar Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e HistoriFilologjisë, në degën Gazetari.

REAGON ILDA

E pyetur nga “Panorama” rreth asaj çfarë shkruan gazeta zvicerane “Blick”, Ilda Bejleri e merr me sportivitet këtë histori. Ashtu siç ka reaguar edhe Xherdan Shaqiri, edhe Ilda duket se nuk i bëjnë përshtypje shumë se çfarë flitet nëpër media. “Nuk e mohoj, e kam mik Xherdan Shaqirin. Është njeri me vlera të mëdha, me nivel të lartë inteligjence dhe futbollist i lindur, por nuk kam çfarë të komentoj më tepër”, thotë Ilda. Ajo e pranon me krenari që ka qenë gazetarja e vetme shqiptare që e ka intervistuar, madje edhe ndër më të rrallat në rang ndërkombëtar, pasi Shaqiri është shumë “i kursyer” për intervista.

ILDA DHE XHERDANI, NJË FOTO ME VERË TË KUQE

Xherdan Shaqiri ka darkuar me Ilda Bejlerin dhe në tavolinën e tyre nuk ka munguar as vera e kuqe. Kur gazetarja ka intervistuar futbollistin, duket se pas punës kanë kaluar edhe disa momente si miq, duke ngrënë darkë (intervista është realizuar ditën, siç duket nga fotoja).

Bukuroshja e “Super Sport” ka udhëtuar drejt Italisë në javën e parë të qershorit, ku është takuar me mesfushorin kosovar të Interit, Xherdan Shaqiri. Madje, Ilda i ka dedikuar një postim 23-vjeçarit në Instagramin e saj, duke e cilësuar atë si Messin e shqiptarëve. Bashkangjitur me “selfien” e shkrepur në një restorant në Milano, ajo shkruan: “E kanë pagëzuar si “Mesi i alpeve”, natyrisht Mesi është Mesi, por edhe kombi shqiptar e ka Mesin e tij, dhe ky është Xherdan Shaqiri”.

Gjatë vizitës në qendrën stërvitore “Apiono Gentile”, Ilda nuk ka hezituar që të shkrepë edhe një foto me Lucas Podoslkin, edhe ky një tjetër futbollist i zikaltërve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura