Gazetarja e “Le Iene” sfidon Ramën pasi e sulmoi për reportazhin: Ju tregoj provat kur të doni

Nov 13, 2017 | 22:45
SHPËRNDAJE

Vjen pergjigja e radhes e gazetares italiane, pjese e ekipit qe realizoi reportazhin e emisionit investigativ italian “Le lene”, per femijet qe punojne ne Bulqize, pas deklarates se kryeministrit Rama, “se edhe atje ka kazane sa te duash”.

311099_m

Gazetarja thotë në një deklaratë se kryeminsitri të ketë parë edhe probleme të tjera në qytet duke renditur mes tyre gjendjen e shkatërruar të pallateve dhe mungesën e ndriçimit natën nëpër disa rrugë.

 

“I dashur Kryeministri Rama, jam Alice  Martinelli, gazetarja e “Le Iene” që ka realizuar reportazhin për fëmijët në Bulqizë që mbledhin krom për të ndihmuar familjet e tyre. Para së gjithash ju falënderoj e më bëhet qejfi që edhe ju na ndiqni. Më vjen keq që nuk ju ka pëlqyer reportazhi, por ju jap të drejtë sepse është mendimi juaj.

Për sa i përket faktit që keni thënë se të dhënat tona ishin të falsifikuara, këtu nuk ju jap të drejtë. Mund t’iu them datën se kur ishim në Bulqizë, më 13 tetor 2017, pra një muaj më parë dhe kemi xhiruar intervista dhe imazhe nga 14-16 tetor. Kemi fatura të marra nga hotelet, kemi fotot edhe në telefon me datën kur janë shkrepur, kemi edhe videot.

I kemi regjistruar prandaj mund t’iu tregojmë kur të doni. Mbi të gjitha janë të pranishëm në 90% të imazheve që kemi xhiruar, pra edhe kjo duhet t’iu mjaftojë për të kuptuar se është reale dhe aktuale ajo që është transmetuar.

Përpara se të shkonim i jemi referuar gazetarëve të televizioneve lokale që na kanë treguar situatën e Bulqizë.

Besoj që e keni parë edhe ju pasi keni bërë një vizitë pikërisht ditën kur dhatë ato deklarata për reportazhin tonë, duhet të keni parë edhe pallatet në gjendjen që janë, duhet të keni parë edhe se disa rrugë janë në errësirë të plotë natën sepse nuk shkon drita elektrike, shpresoj të keni parë dhe atë që treguam ne: fëmijë që mbledhin krom për të ndihmuar familjet të mbijetojnë. Shpresoj që të ndihmoni këta fëmijë që mbledhin krom për 10 cent kilogramin. Ju falenderojmë. “, është përgjigjur gazetarja italiane.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura