Gazetari zbulon “ekspertin” e trafikut të shqiptarëve në Angli: Lëviz rrugëve të Shkodrës me targa të personalizuara

Aug 14, 2022 | 16:24
SHPËRNDAJE

Trafiku i klandestinëve shqiptarë drejt Anglisë ka ngjallur shumë debate dhe reagime, pas raporteve të institucioneve britanike, ku thuhet se 4 në 10 emigrantë ilegalë janë shqiptarë.

shqiptaret gomone angli 5

Ndërkohë gazetari Muhamed Veliu, i cili shumë vite ka jetuar dhe punuar në Londë ka zbuluar “ekspertin” e trafikut të shqiptarëve në Angli.

Ai e nxjerr me emër dhe mbiemër dhe thotë se mund të gjendet përveç rrjeteve sociale, edhe në qytetin e Shkodrës, ku siç thotë Veliu udhëton me një makinë më targa të personalizuara.

muhamed veliu

“Shumë kolegë të medias shqiptare po më kërkojnë t’i ndihmoj me kontakte të shqiptarëve në Angli, që mund të flasin për valën e njerëzve që shkojnë me gomone në shtetin ishull.

Do tu sugjeroja një person i quajtur Enkelejd Omi. Është i duhuri, pasi në 2015 është dënuar për trafik njerëzish drejt Anglisë. Ka ekspertizën e duhur të tregojë si funksionon trafiku etj.

E gjeni kollaj në Facebook ose rrugëve të Shkodrës ku udhëton me një makinë me targa të personalizuara. Mund të flasë edhe për politikë si një adhurues i Foltores”, shkruan Veliu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura