Gazetari Qafoku: Ju tregoj se kush është vrasësi i Ismail Qemalit

Nov 9, 2017 | 19:31
SHPËRNDAJE

Gazetari dhe shkrimtari Roland Qafoku i ftuar në  emisionin “45 minuta”  të gazetarit Denis Minga në studion e Report TV, ka komentuar në lidhje me librin e tij “100 vrasjet më të Bujshme” në vendin tonë. Në librin e Qafokut shpjegohen të gjithë rrethanat se si janë përgatitur vrasjet e figurave dhe personaliteteve të kohës, prapavijat dhe duelet për pushte madje deri tek ndërhyrjet e shërbimeve të huaja si iniciuese të vrasjeve.

Kopertina e librit
Kopertina e librit

Ai ka komentuar vrasjet nga më misteriozet duke filluar nga Esat Pashë Toptani, Luigj Gurakuqi, Qemal Stafa, vrasjet e martirëve në qytetin e Shkodrës dhe dyshimet në lidhje me vrasjen e Azem Hajdarit. Në pikëpamjen e Qafokut, Esat Pashë Toptani është vrarë pasi ka paguar të gjitha “kusuret”, sepse sipas tij , të afërm të tij kanë deklaruar se  Esati ecte mbi kufoma dhe vrasja nga ana e Avni Rustemit , konsiderohet si vrasje deri diku për ideale ndryshe nga vrasjet e tjera që kanë ndodhur për gjëra të shëmtuara.

Në lidhje me rrethanat dhe aludimet për  “Babain e Kombit”, Ismail Qemalin, se ai është helmuar apo është vrarë në Itali, ai thotë së është vrarë në një lokal në Perugia dhe në lidhje me këtë ngjarja faturon si të implikuar, Esat Pashë Toptanit. Ai e cilëson se në vendin ku jetonte Qemali, jetonin edhe katër shqiptarë  dhe menjëherë pas vrasjes janë larguar  nga Perugia. Vrasja e Luigj Gurakuqit, i cili ka dhënë shumë kontribut për kohën, Qafoku e cilëson me prapavijë nga ana e serbëve, ndërsa Gurakuqi sipas  Qafokut , mbetet një vigan i shtetit për kontributin e dhënë për kohën dhe politikën.

Themeluesin e shtetit modern shqiptar, Ismail Qemalin, se është historia, ai është helmuar apo është vrarë?

Unë nuk kam dyshime, por ai është vrarë në një kafe që ka pirë në Perugia, dëshmia e pronarit që i ka lënë vajzës se si ma vranë në lokalin tim Ismail Qemalin. Unë kam bindjen dhe të gjitha thonë se e vranë. Dhe katër shqiptarë kanë jetuar në hotelin përballë dhe menjëherë janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa pas kësaj ka gisht Esat Toptani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura