Gazetari pyet Gruevskin: E di kuptimin e fjalëve turp, dinjitet dhe moral? Ja përgjigjja e kryeministrit (VIDEO)

May 16, 2015 | 7:18
SHPËRNDAJE

“A e merrni vesh kuptimin e fjalës turp, dinjitet e moral?” Me këtë pyetje një gazetar i është drejtuar kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski, prej të cilit sigurisht që nuk ka marrë ndonjë përgjigje dinjitoze.

Kryeministrif Maqedonas, NIkolla Gruevski

Në videon bashkëngjitur, Gruevski pyetet në minuten e 2.00 nga një gazetar se pas incidenteve të fundit si kryeministër a e merrni vesh kuptimin e fjalës turp, dinjitet dhe moral. “Kur një politikan normal në një shtet normal nuk mund t’i shkoj nëpër mend e jo të bëj veprimet tuaj?”- ka pyetur gazetari. 

Gruevski u përgjigj me zemërim të madh duke dhënë një përgjigje bajate, e cila nuk ka kurrfarë peshe në këtë krizë të madhe që e ka kapluar Maqedoninë.

“Populli do të vendos se kush do të jetë kryeminstër, kush do të jetë në pushtet dhe kush në opozitë”- ka deklaruar shkurt kryeministri Nikolla Gruevski.

Më 17 maj opozita do të organizoje proteste mbarë popullore në Maqedoni, ne te cilën do të kërkojë largimin e Gruevskit. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura