Gazetari pyet Gruevskin: A u rrëfeve tek Papa për gjynahet që ke bërë? Ja reagimi i kryeministrit (VIDEO)

May 27, 2015 | 12:00
SHPËRNDAJE

Liderët e partive politike në Maqedoni u takuan sot por pa arritur në një marrëveshje për zgjidhjen e krizës politike që ka kapur vendin.

Gruevski

Por mes gjithë vëmendjes për të nxjerrë ndonjë deklaratë nga goja e politikanëve, duket se gazetarët kanë gjetur një mënyrë që të ‘shkundin” liderët politikë.

Siç raporton Gazeta ‘Blic”, gazetari Sasho Ivanovski-Politiko në takimin e sotëm, e ka pyetur Gruevskin nëse gjatë qëndrimit të fundjavës në Vatikan është rrëfyer tek Papa për “gjynahet e bëra”.

Reagimin e Gruevskit ndaj kësaj pyetje mund ta shikoni në videon më poshtë:

I njëjti gazetar e pyeti kryeministrin Gruevski për “Mercedesin”e blerë në vlerë prej 600 mijë euro. “Blic” raporton se tre ditë më parë ai u rrah nga persona të panjohur para banesës së vet në Shkup.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura