Gazetari investigativ ‘plas bombën’: Zyrtarë të lartë në pranga, janë mbi 50 urdhër arreste

Mar 18, 2018 | 9:10
SHPËRNDAJE

Ne kulmin e zhvillimeve ne vend, pas arrestimeve te bujshme dje ne Lezhe, ku ne pranga per abuzim me pronat ne bregdet perfundoi edhe kreu i bashkise, Fran Frrokaj, gazetari investigativ, Artan Hoxha ka zbuluar nje tjeter zhvillim te pritshem.

artan-hoxha-1520368081

“Janë mbi 50 urdhër arreste të firmosur nga gjykata për zyrtarë dhe ish-zyrtarë të nivelit të lartë në zonën bregdetare në jug të Shqipërisë që priten të ekzekutohen neser ( sot)”.- tha ai.

Deklarata u be dje ne emisionin me titull “Toka e të gjithëve” ne “Java” në RTSH, ku ishte i ftuar Drejtori i Aluiznit, Artan Lame.

Drejtori i Aluiznit, Artan Lame, e cilësoi situatën e tjetërsimit të pronave “pasojë e zgjidhjeve të përkohshme të cilat u bënë zgjidhje të përjetshme duke lënë shtigje dhe duke joshur funksionarë të ndryshëm për përfitime të paligjshme”

Sipas Lames “arrestimet e fundit në Spille dhe Lezhë tregojnë dështimin e shtetit shqiptar. Nëse ky operacion do të kishte filluar më pare, pasojat sociale dhe ekonomike do ishin më të vogla.

Ligji 7501 duhet ta kishte përmbyllur misionin e tij në vitin 1995, ndërsa Republika e Shiqpërisë ka vijuar me këtë ligj për token deri në vitin 2017, një absurditet, duke krijuar shtigje të cilat e kanë rënduar gjithnjë e më shumë çështjen e pronës në Shqipëri, veçanërisht në zonën bregdetare”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura