Gazetari: Personi i katër që është në kërkim, ka lidhje të afërta me Saimir Tahirin

Nov 23, 2017 | 9:00
SHPËRNDAJE

Prokuroria për Krimet e Rënda nuk ka lëshuar tre urdhër-arreste, por katër të tillë për ish-drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, të paktën kështu thonin informacionet e ardhura në celularin e Blendi Fevziut përgjatë emisionit. Gazetari Spartak Koka tha në studion e emisionit Opinion, mbrëmjen e sotme, se personi i katërt ishte drejtues i lartë policie dhe një person i afërt me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Koka tha se ai ka qenë një lidhje e afërt e ish-ministrit, ndërsa ka qenë një person që ka mbajtur detyra të rëndësishme në Policinë e Shtetit.

“Një informacion zyrtar nga  Ministria është kunati i Gjergj Kohilës, është shpallur në kërkim me vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda për operacionin e tetorit në vitin 2016, drogë e kapur në Treblove dhe Vezhdanish. Renato Avdullai është i shpallur në kërkim dhe ish-zyrtar i Policisë së Vlorës. Është një person i cili ka lidhje të afërt me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri”, deklaroi gazetari Spartak Koka.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura