Gazetari nxjerr foton dhe jep lajmin e shumëpritur për Alvin, djali që përloti shqiptarët

Nov 7, 2019 | 9:27
SHPËRNDAJE

“Miremengjes te gjitheve nga Alvini i lire ne Damask!”.

Me këtë foto që shihni më poshtë, gazetari Ilir Kulla ka dhënë lajmin e mirë dhe të shumëpritur për Alvin Berisha, djalin shqiptar i cili ndodhej në Siri dhe babai i tij kishte ditë që bënte apel ta ndihmonin djalin e tij të nxirrej nga kampi ku mund t’i rrezikohej edhe jeta.

alvin berisha

Alvin Berisha është nxjerrë nga kampi i të burgosurve Al Hole dhe së shpejti ai pritet të shkojë në Romë.

Aktualisht ndodhet në Siri dhe sic duket në këtë foto gëzon shëndet të plotë dhe është i qeshur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura