Gazetari nuk kursehet ndaj Goxhajt: Budalla i lindur që ka humbur logjikën, duhej të dënohej më shumë

Feb 6, 2020 | 20:32
SHPËRNDAJE

Gazetari sportiv Adriatik Dosti reagoi ashpër ndaj futbollistit të Bylisit Jurgen Goxhaj për sjelljen e tij kundër arbitrit Orlando Kuka në sfidën e fundit kundër Vllaznisë në kampionat 2-2.

goxhaj

Dosti e quan mbrojtësin e Bylisit “një person që ka humbur logjikën dhe e ka lënë trurin diku peng …një budalla të lindur” për faktin se diskuton çdo veprim të arbitrit në çdo ndeshje.

Për sa i përket pezullimit me 8 ndeshje të Goxhajt, Dosti mendon se ai duhet të penalizohej më rëndë.

adriatik dosti

Reagimi i Adriatik Dostit:

Nuk mund te jem dakort kurren e kurres me te gjitha gjestet, sjelljet e veprimet ne fushe te futbollistit provokator te Bylisit …Jurgen Goxhaj ….vecmas ne ndeshjen e fundit kunder Vllaznise ku sipas meje ai meritonte te ndeshkohej prej gjyqtarit me kartonin e ZI e jo te kuq …

Tete ndeshjet pezullim per te po sipas meje jane shume pak.,..pasi pothuajse ne cdo ndeshje e sidomos brenda ne Ballsh ky futbollist merret vetem me gjyqtaret , me kundershtartet dhe provokon me sjelljet e veprimet e tija ne fushe tifozerine e pranishme ne stadium duke e nxitur te irritohet e te dale jashte kontrollit …eshte nder te vetmit futbolliste qe do ta gjesh prane gjyqtarit e duke debatuar e kundershtuar ate me kembe e me duar pas cdo fershellime te tij…gati ne cdo ndeshje…

Ndaj sinqerisht per te prisja nje lloj denimi krejt ndryshe prej Komisionit te Disiplines …dhe mu forcua kjo bindje teksa pashe e lexova edhe reagimnin e tij publik menjehere pas denimit te tij per 8 jave pezullim…

Kete Goxhajn as e njoh e as qe dua ta njoh por si njeri i hershem i futbollit qe jam……me gjithe c’ka ai ben ne fushen e lojes as jam e as mund te jem dakort kurren e kurres…sepse veprime e gjeste te tilla mund ti shkojne pershtat vetem nje te cmenduri, nje te dehuri, nje te droguari, nje personi qe ka humbur llogjiken dhe e ka lene trurin diku peng …nje budallai te lindur etj etj por kurresesi nje futbollisti te licensuat te Superliges Shqiptare …

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura