Gazetari investigativ zbulon detaje të reja nga vrasja në Bularat: Viktimës ju gjet një…

Nov 2, 2018 | 21:40
SHPËRNDAJE

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, bëri publike detaje të reja nga ngjarja e Bularatit. Bëhet fjalë për fotografitë e armës së përdorur nga Kostandin Kaçifa, në shkëmbimin e zjarrit me forcat RENEA.

Në emisionin “Java në RTSH” me Preç Zogajn dhe Lorenc Vangjelin, Hoxha tha se bëhet fjalë për një pushke automatike AK-47, prodhim kinez, të modifikuar me pjesë të një snajperi rus të tipit Dragunov.Konstanidinis Kacifas

Në foton e bërë në vendngjarje, pak pas eliminimit të Kaçifas, duket arma vdekjeprurëse me dylbi të adaptuar.

Sipas Hoxhës, automatiku i Kaçifës ka qenë me plumba blindshpues ç’ka ia rrit rrezikshmërinë përdorimit të saj kundër individëve. Në rastin konkret, forcave policore që morën pjesë në aksionin e Bularatit.artan hoxha

“Shënjestra optike anësore është jashtëzakonisht e sofistikuar dhe sot shërben si bazë për të gjitha optikat moderne. Kjo optikë ka telemetër që mat distancën dhe kompensator balistik” – tha Artan Hoxha në studion e emisionit “Java në RTSH”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura