Gazetari i nxjerr ”të palarat’’ Gerta Hetës: Më thoje sa shumë dëshiroje të riktheheshe…

Dec 13, 2017 | 14:17
SHPËRNDAJE

Kelvi Kadilli, moderatori i “Pop Culture”  është një personazh shumë i drejtpërdrejtë me publikun, jo vetëm nëpërmjet televizionit, por edhe rrjeteve sociale. Vetëm pak më parë ai i ka kthyer një përgjigje publike në Instagram, gazetares dhe këngëtares  Gerta Hetës.

Teksa Gerta i ka shkruar Kelvit: “E kishe yll motrën. Të tha që e takova?”, Kelvi menjëherë ia ka kthyer: “Yll është. Më tha që e kishe takuar dhe i kishe thënë që kam humbur shumë pikë që kur kam filluar punë në Top. Në fakt kujtoj momentet kur më thoje se sa shumë dëshiroje të riktheheshe në Top dhe më kërkoje numra telefoni. Të paktën unë bëra realitet ëndrrën time dhe më beso s’kam humbur, mjafton një search në Google. Të uroj më të mirat në jetë, Geta e Topit” – ka përfunduar ai komentin e tij. Deri më tani Gerta nuk ka reaguar ndaj komentit të tij.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura