Gazetari i “Bild” paralajmëron publikimin e 6 përgjimeve për blerjen e votave në Durrës dhe Shijak. Çfarë shkruan paraprakisht

Jun 4, 2019 | 21:09
SHPËRNDAJE

Gazetari i gazetës “Bild” i cili publikoi pak kohë më parë një artikull për Shqipërinë si një vend kaotik në duar gangsterësh, paralajmëron se do të zbardhë përgjime telefonike për blerjen e votave në zonën e Durrësit dhe të Shijakut.

peter-tiede

Pieter Tiede thotë se publikimet do të bëhen nesër dhe se bëhet fjalë për gjashtë regjistrime telefonike në shqip dhe të përkthyera në anglisht.

“Përshëndetje, kam një histori të re … do të botohet sonte ose nesër në mëngjes … Shijak dhe Durrës … blerje votash nga ana e Partisë Socialiste … Me gjashtë regjistrime të plota – përgjime telefonatash … në shqip dhe përkthyer në anglisht … Ajo që kemi janë  regjistrime – ne do të kemi gjashtë regjistrime  në gjuhën shqipe në faqen tonë të internetit. Shembuj nga rasti i Astrit Avdylit. Telefonata të bëra me politikan dhe votues”, shkruan Tiede.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura