Gazetari holandez: Emisioni “Art në komunizëm”, një shfaqje historike që të lë pa frymë!

Nov 6, 2020 | 21:28
SHPËRNDAJE

“Të lë pa frymë”, kështu e cilësoi emisionin “Art në komunizëm” të gazetares Rudina Xhunga, shkrimtari i njohur holandez, Chris Keulemans. “Arkivi i hapur”, që youtube “Rudina Xhunga” e tregoi ekskluzivisht javën e kaluar ka lënë një përshtypje të mirë te gazetari.

-640-0-5fa5a2cce7e64

Në një mesazh drejtuar drejtorit të Galerisë Kombëtare të Arteve, Erzen Shkololli, Keulemans përgëzon punën e gazetares për videon e mrekullueshme që realizoi dhe kuratorin për këtë ekspozitë fantastike që krijoi dhe që meriton gjithë vëmendjen e globit.

Drejtori i Galerisë së Arteve e ka nxjerrë në Instagram mesazhin e gazetarit:

“Përshtypja e bukur e Chris Keulemans në ekspozitën ‘Arkivi i Hapur’ në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë. Chris është një shkrimtar, gazetar, moderator dhe edukator me seli në Amsterdam.”

“I dashur Erzen! Kjo është një video që të lë pa frymë. Të krijosh një hapësirë të tillë, me kaq shumë vëmendje te detajet dhe disa zgjedhje tepër elegante për dizajnin e brendshëm, për këtë koleksion të veprës socialiste-realiste, “Arti nën komunizëm”, është thellësisht prekëse. Kam ecur te ky vend me Gëzim Qëndron (Iu prehtë shpirti në paqe!) në 2005-ën. Unë i njoh disa nga këto vepra, të cilat ai i ekspozoi në katin e parë të galerisë që atëherë ishte në gjumë dhe i rrënuar. Ka një emocion në to, një heroizëm të caktuar që nuk mund ta mohosh.

-640-0-5fa5a23f78a12

Por tani: ju dhe ekipi juaj keni rinovuar këtë hapësirë përtej njohjes, dyshemetë, muret, ndriçimin. Dhe pastaj, kjo shëtitje përgjatë radhëve të pikturave, tavolina prej xhami në modele që të zhysin në mendime, sfonde fotografish nga ajo epokë që mbështet punën e artit, kjo panoramë e pabesueshme e pikturave, njëra pranë tjetrës, në katin e sipërm.

-640-0-5fa5a23fabcda

Është një përshëndetje dhe një lamtumirë, dhe disi një shenjë respekti për artistët që mund të ishin kapur nga diktatura e zymtë, por ende e zotëruan zanatin e tyre. Dua të përgëzoj intervistuesen dhe ekipin televiziv, por mbi të gjitha ju, një kurator me cilësi të pashembullt, me një ndjenjë të thellë të historisë, artit dhe ekzistencës njerëzore. Kjo shfaqje historike meriton vëmendje në të gjithë globin tonë të trazuar.””

Emisioni “Art në komunizëm” është edhe me titra anglisht gjë që ia lehtëson punën Youtube që t’i përkthejë edhe në gjuhë të tjera.

Ti që ende nuk e ke parë emisionin, çfarë pret? Shko në Youtube “Rudina Xhunga” dhe shijoje rrugëtimin e bukur në Galerinë Kombëtare te Arteve.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura