Gazetari deklaratë të fortë: Zgjedhja e Markut jo e rastësishme, do të ketë skenar si në Kroaci e Rumani

SHPËRNDAJE

Emisioni “Kjo javë” në RTSH ka diskutuar mbi lëvizjet e fundit në prokurori. I ftuar në këtë emision gazetari investigativ Artan Hoxha shprehet se zgjedhja e Arta Markut si kryeprokurore e përgjithshme, nga një vend periferik dhe e panjohur si dhe lëvizjet që ajo po bën me shpejtësi në Prokurori i ngjasojnë skenarit rumun dhe atij kroat që përfundon me shumë zyrtarë të lartë të arrestuar.

artan hoxha

Pjesë nga deklarata

Prokurorët drejtojnë institucionin, nuk merren me çështje të caktuara.  Prokurorët drejtues nuk kanë më kompetence që të shikojnë dosjet hetimore.

Kjo gjë që po ndodh në Shqipëri është njësoj si në disa vende të tjera në Evropë ku kanë vendosur prokurore nga periferia, dhe më pas është bërë skenari që pritet.

Peshkaqenët këtu kanë qenë, problemi është që peshkatarët deri tani ngroheshin në diell, mund të kapnin ndonjë lepur… Ndërkombëtarët po na mësojnë, po na ndërrojnë grepat dhe kallamët dhe po na tregojnë ku janë peshkaqenët.

Po ndërrohet peshkatarët. Këta që ishin deri tani, ishin në shkelje, Adriatik Llalla kishte gjetur një formë, neni 25 për organizimin e Prokurorisë i lejonte atij të komandonte në krye të Prokurorive prokurorë nga qendra. Këtë gjë mund ta bënte 4 herë në vit për 8 muaj. Të gjithë ata që u larguan nga Arta Marku e kishin kaluar këtë tetë muajsh. Të gjithë këta prokurorë nuk kishin asgjë sensitive në dorë.

Rumania, Kroacia, është vepruar në të njëjtën formë. Ka gjetur një prokurore të panjohur, nga periferia, janë bërë ndryshimet dhe pastaj ka filluar skenari që të gjithë e dimë.

Reformën në drejtësi , e kanë votuar 140 deputetë, shumë nga ata s’kishin nga t’ia mbanin, që iu vajti ai mesazhi “paraqituni te ambasada amerikane”.

Prokuroria për fat të keq ka pasur një prokuror që ka mbaruar shkollën e lartë dhe nuk ka pasur diplomë të shkollës së mesme. Ai ka rezultuar sikur ka qenë në shkollë, por nuk ka marrë provimet. Po ashtu dhe në sekretarin e fakultetit ku ka studiuar kjo diplomë e tij nuk është gjetur, kjo gjë është ende në verifikim. Ky është ish-prokuror i përgjithshëm Adriatik Llalla.

 

Te lidhura

 

Artikulli paraprakShpërthimi në Shkodër/ Policia jep detajet, bën disa shoqërime: Pronari po hipte në makinë, kur...
Artikulli tjetërFOTOT/ Çfarë po ndodh në “Don Bosko”?

2 KOMENTET

  1. Ky gazetari investigativ "i gjithedijshem" per te arsyetuar konstatimin e tij se ne Shqiperi nderkombetaret po zbatojne skenarin e Kroacise dhe Rumanise sherbehet pa fijen e turpit me shume genjeshtra. Ne fakt as ne Kroaci e as ne Rumani ne rastet e arrestimeve te funksionareve e ish funksionareve te larte dhe ish kryeministrave nuk ishin ne pyetje kryeprokurore anonim.Mladen Baiq kryeprokurori qe leshoi urdherarrest per ish kryeministrin Sanader ne muajin dhjetor te vitit 2010 ishte ne kete post qe nga viti 2002 e deri ne vitin 2014.Ndersa Laura Kovesi ishte kryeprokurore e Rumanise qe nga viti 2006 nga i cili post ne vitin 2013 mori nen udheheqje drejtorine kombetare te antikorrupcionit te Rumanise dhe arrestoi e ish kryeministra,ministra e deputet.Shikoni pra sa genjejne keta analistet tane "te gjithedijshem".mijera genjeshtra per gjerat qe as nuk i dine ,por manipulojne mke genjeshtra e intriga pakripe.

PËRGJIGJU