Gazetari bën deklaratë të fortë: Katër drejtorë Qarqesh nuk i bindeshin Haki Çakos

Jan 9, 2018 | 9:31
SHPËRNDAJE

Gazetari i kronikës Spartak Koka ka komentuar largimin nga detyra të kreut të Policisë së Shtetit Haki Çako. Nga studio e “Opinion” në “Tv Klan” Koka ka deklaruar se Çako nuk është larguar por është shkarkuar.

koka

Ai ka radhitur 13 ‘dështimet’ të cilat çuan në shkarkimin e tij. Po ashtu gazetari Koka ka bërë me dije se ministri Xhafaj e kishte kërkuar prej kohesh dorëheqjen e tij por që ky i fundit nuk ka pranuar.

Po ashtu i tha se Haki Çakos nuk i bindeshin të paktën 4 drejtorë Qarqesh.

“Xhafaj i ka kërkuar të japë dorëheqjen sapo mori detyrën, Çako nuk ka pranuar çka shfaqi edhe marrëdhëniet e tendosura mes tyre.

Katër drejtorë Qarqesh nuk i bindeshin Haki Çakos ka deklaruar gazetari Koka.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura