“Gazeta Panorama” paralajmëroi ndalimin e e gjyqtarit të Apelit. Detaje nga kontrolli në banesë

Nov 10, 2017 | 10:03
SHPËRNDAJE

“Prokuroria gjen qindra mijëra euro në shtëpinë e gjyqtarit të Apelit, sot vendimi për arrestimit”.

Me këtë titull në faqen e parë ka dalë sot në treg Gazeta Panorama e cila ishte e para që raportoi për hetimit, kontrollin në banesë dhe pritjen e urdhrit për arrestimin e gjyqtarit Shkëlqim Miri, i cili minimalisht akuzohet për fshehje të të ardhurave.

091117_GJYQTARI-MBULIM_00_3

“Panorama” mëson sot se nga kontrolli që kanë ushtruar prokurorët mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e gjyqtarit të Apelit, janë gjetur më shumë se 300 milionë lekë, në valuta të ndryshme, euro dhe dollarë.

HETIMI

Një rreth i ngushtë prokurorësh dhe oficerësh të Policisë Gjyqësore kanë qenë në dijeni ditën e djeshme për kontrollin që u krye në banesën e gjyqtarit të Apelit të Tiranës, Shkëlqim Miri. Burime të rezervuara nga organi qendror i akuzës thanë dje se nuk është një kontroll rutinë, por në zbatim të një procesi hetimor që ka nisur prej afro një viti. Kontrolli i djeshëm ka qenë i befasishëm, në mënyrë që të mos i jepej asnjë mundësi subjektit nën hetim, që të manovronte, apo të fshihte provat.

Në këto rrethana, në banesën e tij janë gjetur një shumë e konsiderueshme parash, bëhet fjalë për qindra mijëra euro. Përballë këtij fakti, në rast se ndaj tij nuk do të ngrihet akuzë tjetër, gjyqtari akuzohet për fshehje të të ardhurave, që përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.

DENONCIMI

Më 12 korrik të këtij viti, ishte vetë Kryeministri Edi Rama që publikoi në rrjetin social “Facebook” emrat e 100 zyrtarëve që do të ishin të parët që do t’i nënshtroheshin procesit të vetingut. Mes këtyre emrave figuronte edhe emri i gjyqtarit të Apelit të Tiranës, Shkëlqim Miri. Vetë Kryeministri deklaronte në Facebook se kjo listë me emra është publikuar në bazë të komenteve të qytetarëve.

Me anë të një statusi në Facebook, Rama publikoi raportin përmbledhës që i është vendosur në dispozicion Grupit të Punës për reformimin e rrjetit të zyrave të shtetit. Sipas Ramës, “në të gjitha komentet e referuara në postim u numëruan 100 emra/poste konkrete zyrtarësh të përmendur si përgjegjës për ushtrimin e kë- tyre praktikave negative, nga të cilat 70 u përkasin qeverisjes vendore e qendrore, ndërsa 30 sistemit të drejtë- sisë”. Brenda këtij raporti, bien në sy 20 emra gjyqtarësh e prokurorësh, që “kryqëzoheshin” nëpërmjet vetingut.

panorama 2 panorama 3

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura