Gavi hyn në histori të Spanjës, por fotoja e publikuar nga mesfushori hap debate

Oct 7, 2021 | 17:24
SHPËRNDAJE

Spanja shkëlqeu në sfidën e mbrëmshme me Italinë duke mundur 1-2 “axurrët” për tu kualifikuar në finalen e Ligës së Kombeve.

gavi

Protagonist absolut në këtë ndeshje ishte mesfushori iberikëve, Gavi i cili përveçse theu rekordin si lojtari më i ri që debutoi me fanellën e Spanjës, bëri një paraqitje prej një futbollisti të pjekur.

Por një foto e publikuar nga Gavi pas ndeshjes ka ndezur debat të shumtë ku pre e akuzave kanë rënë futbollistët e Italisë. Në foto, Gavi shikohet pa bluze teksa në pjesën e gjoksit ndodhet një shenjë e madhe gërvishtjeje e bërë gjatë ndeshjes. Nga pamjet, duke se si është markuar 17-vjeçari nga “axurrët” duke mos nguruar dhe ta dëmtojnë në mënyra të ndryshme.

gavi

Menjëherë në drejtim të Di Lorencos, Verratit dhe Kielinit kanë shpërthyer akuzat pasi përplasjet më të mëdha gjatë ndeshjes Gavi i pati pikërisht me këta tre kundërshtarë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura