Gatuzo me dorë të “hekurt”, lë në tribunë 50 milionë euro për ndeshjen me Barcelonën

Feb 25, 2020 | 10:21
SHPËRNDAJE

Napoli do të luajë sot në mbrëmje një ndeshje tepër të rëndësishme ndaj Barcelonës, për Ligën e Kampionëve.

gatuzo

Aq sa emocionuese është kjo ndeshje për napoletanët, që do të presin Mesin me shokë në “San Palo”, aq dhe delikate është. Gatuzo e ka pasur shumë të vështirë të përgatisë një përballje të tillë dhe zgjedhjet e tij kanë qenë tepër të studiuara, siç ai është shprehur.

“Corriere del Mezzogiorno” raporton se pika fillestare në forcimin e skuadrës, është ndërtimi i një grupi të fortë pa pasur frikë të lëre jashtë lojtarët që nuk japin maksimumin. Kjo gjë ka ndodhur edhe me Lozanon, që do e shohë ndeshjen me Barcelonën nga tribuna.

hirving lozano

Meksikani u bashkua me Napolin këtë verë për 50 milionë euro, por ende nuk ka lënë shenjë te napoletanët, gjë që Gatuzo nuk e ka toleruar.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura