Gatuzo me dilema në prapavijë, Konti feston me këngë turke

Oct 19, 2018 | 11:29
SHPËRNDAJE

Me ardhjen e Diego Laksalt, organika nën urdhrat e Xhenaro Gatuzos ka qenë e plotë ditën e djeshme. Tekniku kuqezi vazhdon të provojë skema dhe lojtarë në kuadër të derbit, por dyshimet sa vijnë e pakësohen. Në mbrojtje ka një besim ndaj dyshes Muzakio-Romanjoli, teksa në krah Rodrigez e ka vendin e sigurt.

gatuzo

Disi më ndryshe në korsinë e djathtë, ku Kaldara mund t’i bëjë vend Abates, i cili kërkon të fshijë paraqitjet e shëmtuara që kanë karakterizuar ndeshjet e tij derbi. Blloku i mesfushës (Kesi-Bilia-Bonaventura) nuk do të preket, ashtu si edhe ai i sulmit, ku Higuain do të shoqërohet nga Suso dhe Çalhanoglu. Lajme të mira dhe nga infermieria, aty ku Kaldara ka marrë “OK”-in, ndërsa Konti do të jetë gati për ndeshjet e javës së ardhshme, fakt të cilin e ka dëshmuar edhe lojtari që duket tejet i lumtur në publikimet e tij në rrjete sociale, ku në të fundit ka dalë duke kënduar turqisht, në makinë, me Hakan Çalhanoglunë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura