Gatuzo gati t’i japë fund papunësisë, kombëtarja ballkanase ndjek me interes trajnerin italian

Dec 2, 2021 | 12:31
SHPËRNDAJE

Federata Greke e Futbollit po shikon mundësinë e uljes në pankinën e kombëtares helene, ish-trajnerin e Milanit dhe Napolit, Ivan Xhenaro Gatuzo.

GATUZO

Sipas mediave greke, tekniku italian është një ndër të parët në listën e Federatës Greke pas dorëheqjes së Xhon Van Shipit në stolin e përfaqësueses ballkanase.

Nëse 43-vjeçari do të udhëtojë drejt Greqisë, atëherë do të jetë aventura e tij e dytë në atë vend, pasi në sezonin 2014/2015 ai stërviti skuadrën e Kretës.

Përveç Milanit, Napolit dhe Kretës, Gatuzo gjithashtu ka qenë trajner i skuadrës së Pizës, Palermos dhe Sionit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura