Gati revolucioni në verë, presidenti i klubit të Serisë A “piketon” Taren dhe Inzagin

Mar 31, 2021 | 17:26
SHPËRNDAJE

Një lajm tepër interesant për sa i përket merkatos, ka qarkulluar ditën e sotme në mediat italiane. Bëhet fjalë për ish-sulmuesin e Kombëtares, Igli Tare, i cili mban aktualisht postin e drejtorit sportive te Lacio.

tare-inzaghi

Sipas “Radio Kiss Kiss Napoli”, presidenti De Laurentis është duke menduar për një revolucion në verë, teksa në qendër të projektit të ri është vendosur emri i Igli Tares dhe Simone  Inzagit.

Inzaghi-and-Tare-Source-GDM

Në Itali janë të bindur që Gatuzo do të largohet në fund të sezonit, pavarësisht vendit ku do të renditet skuadra që ai drejton. Së bashku me të pritet të largohet edhe drejtori sportive Kristiano Giuntoli, teksa dyshja Tare-Inzagi pëlqehet tej mase nga presidenti i Napolit. E gjitha kjo në kuadrin e aludimeve, pasi ende nuk ka hapa konkrete për sa i përket të ardhmes së Tares.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura