Gati premio për derbin, Rama: Nuk kemi arritur asgjë…

Sep 24, 2018 | 3:08
SHPËRNDAJE

Java e pestë e kampionatit ka dhënë sinjalet e para të atij Partizani që presin dashamirësit e kuq, por edhe vetë stafi teknik dhe ai drejtues. Fitorja me Flamurtarin e ka rritur adrenalinën në kampin e kuq, pasi skuadra ka bindur jo vetëm me rezultat, por edhe me lojë.
rama gega

Të besuarit e trajnerit Gega po vijnë duke e rritur nivelin, ndonëse ata mundohen që të mos shfaqen euforikë për arritjet. 10 pikë në pesë ndeshjet e para, me 4 gola të shënuar dhe vetëm një të pësuar në debutim ndaj Skënderbeut nga pika e bardhë e penalltisë, tregojnë se ekipi është i konsoliduar në fazën defensive, por ndaj vlonjatëve treguan rritje edhe në sulm. Suksesi me Flamurtarin ka bërë që drejtuesit të besojnë te Partizani i Gegës, ndaj pritet që edhe motivimi të rritet nga presidenti Gaz Demi.

partizani flamurtari

Ndonëse nuk është bërë publike, “Panorama Sport” ka mësuar se presidenti Demi pritet të akordojë një premio për ekipin për derbin ndaj Tiranës. Këto lloj ndeshjesh konsiderohen të veçanta nga njëshi i klubit të kuq, pasi para katër vitesh ka bërë një premtim të madh, se sa të jetë ai president i Partizanit, Tirana nuk fiton asnjë derbi. Fitorja e fundit e bardhebluve në derbi është arritur më 7 shkurt 2014, me gol të brazilianit Gilberto, takim i shumëpërfolur, për vetë situatën ku ndodhej Tirana. Zakonisht derbet e motivojnë vetë ekipin, por duke ditur se ka ndryshuar struktura e Partizanit, pritet që presidenti Demi të vendosë premio për të shtuar më shumë angazhimin te “demat”.

Partizani55

Drejtori Rama- Partizani i sezonit 2018-2019 është prezantuar me një strategji të re, duke ruajtur një profil të ulët dhe duke qëndruar larg ekspozimit mediatik. Pa dyshim, kjo është një strategji e ndërtuar nga drejtori i përgjithshëm Olsi Rama, i cili po bën të pamundurën që “demat” të mos shkojnë tek euforia apo premtimet bombastike. “Panorama Sport” kërkoi që të marrë një prononcim nga drejtori Rama pas fitores me Flamurtarin, por sipas tij, nuk ka arsye për të folur, pasi nuk kanë arritur asgjë. “Nuk kam çfarë të flas, pasi nuk është se kemi bërë ndonjë gjë të madhe.

olsi rama partizani selman stermasi

Ekipi foli në fushën e lojës, ndërsa protagonistët do të prononcohen pas ndeshjes. Nuk kemi bërë ndonjë gjë të madhe. Tani fokusohemi te ndeshja e radhës”, ILIR CARA u shpreh shkurtimisht drejtoi Olsi Rama për “Panorama Sport”, pas fitores me Flamurtarin. Te Partizani askush nuk e deklaron se janë për kampionë, por realisht të gjithë po punojnë që në fund të kthejnë titullin që u mungon nga sezoni 1992-1993.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura