Gati për ta shitur drogën, si u kapën nga Policia dy të rinjtë në Kukës (pamjet)

Nov 17, 2017 | 13:24
SHPËRNDAJE

Policia Kukës godet një rast të shitjes së lëndëve narkotike. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

1-Jetlind Matmuja, 28 vjeç, banues në fshatin Breglumë, Kukës.

2-Kismet Matmuja, 27 vjeç, banues në Kukës.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi këta shtetas në afërsi të spitalit, janë kapur në tentative për ta shitur lëndë narkotike.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Ford Focus”, ju gjetën dhe ju sekustruan rreth 2.5 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, në pjesën e bagazhit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua dhe automjeti tip ” Ford Focus”, në pronësi të shtetasit Jetlind Matmuja.

Materialet hetimore i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale “Prodhimit dhe shitjes së lëndës narkotike, në bashkëpunim” parashikuar nga neni 283/2, i K.Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura