Gati për futboll, shteti ballkanik lejon rinisjen e kampionatit në 12 qershor

May 28, 2020 | 18:16
SHPËRNDAJE

Federata Turke e Futbollit njoftoi se Superliga e futbollit turk do të rinisë në 12 qershor.

download
Pas Kroacisë, Malit të Zi, Serbisë, Kosovës dhe Shqipërisë, edhe Turqia miraton rinisjen e aktiteteve futbollistike në vend.

Edhe pse numri i viktimave të koronavirusit është i lartë në Turqi (4431 të vdekur), autoritetet e futbollit turk janë të bindur se sezoni aktual duhet të mbyllet rregullisht.

Kujtojmë që Stambolli do të organizojë finalen e Ligës së Kampioneve për sezonin 2019/2020.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura