“Gati në sulm”- Mos guxoni të ngacmoni Oriola Marashin, do përballeni me Kejvina Kthellën

Sep 21, 2020 | 16:52
SHPËRNDAJE

Kejvina Kthella dhe Oriola Marashi janë mike prej shumë kohësh dhe mbështesin njëra-tjetrën.

Madje, dy bukuroshet shqiptare janë aq të lidhura saqë nëse njëra prej tyre do ndodhej në një situatë të sikletshme, tjetra i del në mbrojtje.

Këtë modelja dhe ish-velina e kanë treguar në një postim në Instagram.

Kejvina Kthella publikoi një imazh nga fotosesioni i saj i fundit ku pozoi mjaft serioze dhe seksi.

“Vendosni një përshkrim kësaj fotoje”- i kërkoi ajo ndjekësve.

“Kur dikush ngacmon Oriola Marashin dhe del ti përpara,”– i komentoi një fans.

Foto u ripostua në InstaStory nga modelja, e cila shkroi: “Gati në sulm për çdo rast.”

Kejvina Kthella dhe Oriola Marashi janë dy prej femrave më seksi në showbiz-in shqiptar, si edhe mjaft të komentuara për jetën e tyre private.

Ish-velina raportohet se ka nisur një romancë me reperin kosovar Getinjo, pas ndarjes nga këngëtari Seven Saraqi.

Ndërsa modelja po shijon momentet më të bukur të dashurisë me futbollistin Eros Grezdën.

Çifti raportohet se janë fejuar dhe se do shkojnë së shpejti drejt martesës. Pasi bënë publike lajmin, nuk mungojnë foto dhe videot e tyre të përbashkëta në rrjetet sociale ku i shprehin dashurinë njëri-tjetrit.

/Panoramaplus.al

     

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura