Gati çadrat! Meteorologët: Vjen shiu, ja sa shkojnë temperaturat

Sep 19, 2017 | 11:24
SHPËRNDAJE

Pjesa më e madhe e vendit ditën e martë paraqitet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta deri pas mesditës, raporton “Meteoalb”, kur vranësirat tërhiqen drejt zonave malore duke lënë ultësirën perëndimore kryesisht me kthjellime.

reshje-shiu

Pasditja zhvendos vranësirat edhe nga zonat malore duke bërë që vendi të dominohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare deri pranë mesnatës kur pritet fuqizim i vranësirave dhe shira fillimisht në veriperëndim dhe gradualisht në gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do pësojnë rënie me 2 – 3°C në të dy vlerat ekstremale ditore duke bërë që maksimumi të ngjitet deri 29°C.

Ndersa sipas “Accuweather” java tjeter pritet te kete me shume dite me shi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura