Gastronomët thyejnë pjata para ndërtesës së Kosovës

Sep 20, 2020 | 14:25
SHPËRNDAJE

Gastronomet kanë thyer pjata para Qeverisë për t’i shprehur pakënaqësitë e tyre për mospërkrahjen financiare nga institucionet e Kosovës, si dhe për mos shfuqizimin e masave ndaj gastronomisë.

auto_gastro1600597299

Kryetari i kësaj shoqate, Petrit Kllokoqi ka thënë se kjo është edhe thirrje edhe për gastronomet e Kosovës që t’i bashkëngjiten këtij aksioni, si dhe protestës më 25 shtator në shesh, para Qeverisë së Kosovës.

auto_gastro21600597300

“Përmes këtij akti simbolik po shprehim pakënaqësitë tona ndaj mospërkrahjes financiare nga institucionet e Kosovës si dhe mosshfuqizimin e masave ndaj gastronomisë. Po ashtu, iu bëjmë thirrje gjithë gastronomëve që t’i bashkëngjiten këtij aksioni simbolik, e po ashtu edhe protestës më 25 shtator në ora 14:00, para parlamentit dhe Qeverisë”, ka thënë ai.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura