Gastriti, flet dietologia: Ja çfarë duhet të konsumoni për lehtësimin e dhimbjes

Dec 29, 2019 | 9:19
SHPËRNDAJE

 

Trajtimi i gastritit në kushte shtëpie nuk është një mision i pamundur. Ndryshimet dietike dhe mënyra e jetesës mund të ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjes.

Male anatomy of human organs in x-ray view
Male anatomy of human organs in x-ray view

Dietologia Enkeleida Ferrollari rekomandon konsumimin e vakteve disa herë në ditë, por në porcione të vogla, shmangien e ushqimeve pikante dhe të konservuara, menaxhimin e stresit dhe moskonsumimin e alkoolit.

Është shumë e rëndësishme ngrënia ngadalë dhe përtypja e mirë, çka ndihmon stomakun për të realizuar procesin e tretjes së ushqimit. Nuk duhet të konsumojmë alkool, sidomos kur nuk e shoqërojmë me ushqim.

Duhet të kufizojmë sasinë e yndyrave shtazore, gjalpin, dhjamin etj. dhe t’i zëvendësojmë me yndyra bimore (vaj ulliri dhe të farave bimore), qoftë në gatim, qoftë në sallata të ndryshme.

Duhet të jemi të kujdesshëm me mënyrën e gatimit të produkteve ushqimore të eliminojmë ushqimet e skuqura me yndyrë dhe të parapëlqejmë zierjen në avull dhe pjekjen me pak yndyrë”, vë në dukje dietologia.

enkeleida

Gastriti është një dëmtim i mukozës së stomakut. Disa nga faktorët që shkaktojnë gastritin janë konsumimi i alkoolit, duhanit, disa lloje medikamentesh si dhe regjimi i gabuar ushqimor. Për të përmirësuar dhe shmangur simptomat e gastritit, një rëndësi të veçantë ka edhe ushqimi. Edhe pse ushqimi për problemet e gastritit nuk përmban kufizime të mëdha, duhet të jemi të kujdesshëm dhe të kontrollojmë regjimin ushqimor në mënyrë që të kurojmë dhe lehtësojmë simptomat e shfaqjes së gastritit.

Së pari, duhet të ndjekim një regjim të rregullt ushqimor me vakte të vogla, të shpeshta dhe të respektojmë oraret e ngrënies së vakteve, duke mos ndenjur shumë kohë pa ngrënë dhe pastaj ngrënia e një sasie të madhe ushqimi, duke bërë të vështirë procesin e tretjes. Së dyti, është shumë e rëndësishme ngrënia ngadalë dhe përtypja e mirë, çka ndihmon stomakun për të realizuar procesin e tretjes së ushqimit. Nuk duhet të konsumojmë alkool, sidomos kur nuk e shoqërojmë me ushqim.

Duhet të kufizojmë sasinë e yndyrave shtazore, gjalpin, dhjamin etj. dhe t’i zëvendësojmë me yndyra bimore (vaj ulliri dhe të farave bimore), qoftë në gatim, qoftë në sallata të ndryshme. Duhet të jemi të kujdesshëm me mënyrën e gatimit të produkteve ushqimore, të eliminojmë ushqimet e skuqura me yndyrë dhe të parapëlqejmë zierjen në avull dhe pjekjen me pak yndyrë.

Të shmangim produktet e konservuara dhe të parapëlqejmë ato të freskëta dhe gatimet jo shumë të pasura me yndyra, erëza dhe kripë. Të kufizojmë konsumin e djathërave të staxhionuar, sallameve etj. Të përzgjedhim drithëra të papërpunuara dhe të pasura me fibra, të cilat ndihmojnë tretjen dhe lehtësojnë punën e stomakut.

Të kufizojmë sasinë e përdorimit të mishit dhe kryesisht të atij me dhjamë, 1-2 Dietologia Enkeleida Ferrollari herë në javë. Të përzgjedhim peshkun, pulën. Duhet të kufizojmë përdorimin e erëzave dhe kryesisht ato pikantet, piperin, specin djegës etj. Të kufizohet konsumi i kafes, çajeve dhe të gjitha pijeve që përmbajnë kafeinë, gjithashtu duhet të eliminojmë pijet e gatshme me sheqer e me gaz.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura