Gashi tund rrjetën dhe merr të kuq në Zvicër, Balaj tjetër gol kuqezi në Kroaci (VIDEO)

Apr 12, 2015 | 17:00
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Sulmuesit e Kombëtares shqiptare të futbollit bëhen sërish protagonistë me golat e shënuar në fundjavë në ekipiet ku ata luajnë. Pas golit të shënuar nga Skëlzen Gashi ndaj Zyrihut këtë të diel, Bekim Balajt shënoni për Rijekën. Sulmuesi shkodran ka realizuar golin e dytë për skuadrën e tij në minuten e 43’ të takimit ndaj NK Zagreb.

Bekim Balaj

Ky është goli i pestë i 24-vjeçarit me fanellën e Rijekës në Kampionatin Kroat. Protagonistë për skuadrën e Rijekës u bënë futbollistët Balaj dhe Tomacek me një dopietë. 

Ndërkohë, pasditen e së dielës Shkëlzen Gashi ka shënuar sërish me skuadrën zviceriane të Bazelit me të cilën ai aktivizohet. Me golin e shënuar ndaj ekipit të Zyrihut, Gashi ngjitet në kuotën e 21 golave.

Shkelzen Gashi

Goli i sulmuesit kosovar erdhi në minutën  24’ duke kaluar Bazelin në epërsi kundër Zurichut. Por pas këtij goli fati nuk duket se ishte në krahun e tij, pasi në minutën e 44 ai mori kartonin e kuq.

Më herët, protagonisti i fitores me Armeninë, Shkëlzen Gashi, shënoi dy gola për Bazelin në fitoren 6-0 ndaj Aarau. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura