Gashi nuk grumbullohet, tifozët revoltohen në faqen e Bazelit

Aug 2, 2015 | 15:59
SHPËRNDAJE

Bazel ka fituar ndeshjen e djeshme ndaj Sion, si për të marrë hak për Superkupën e Zvicrës. Rezultati i ndeshjes për ligën zviceranë ka qenë i njëjtë me atë që prodhoi Superkupa e Zvicrës, vetëm se këtë herë kampionët në fuqi kanë marrë hak. Në takimin e zhvilluar mesditën e djeshme, ka munguar mesfushori i Kombëtares shqiptare, Shkëlzen Gashi.

Gashi
Gashi

Futbollisti shqiptar ishte protagonist disi negativ në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, pasi humbi një 11-metërsh. Në ndeshjen e djeshme, trajner Urs Fisher kishte vendosur që Gashi të mos ishte fare i grumbulluar. Porsa është hedhur protokolli i ekipit në faqen zyrtare të Bazelit në rrjetin social “Facebook”, kanë reaguar tifozët. Nga mbiemrat e tyre kuptohej që nuk kishte vetëm tifozë shqiptarë, që kanë kërkuar me ngulm arsyen pse ka munguar futbollisti në këtë takim. Sipas tyre, ishte krejtësisht e padrejtë që Gashi të mungonte në këtë takim, pavarësisht se çfarë mund të ketë ndodhur në ndeshjen e Ligës së Kampionëve.

Megjithëse nuk përjashtohet një “mundësi largimi” për shkak edhe të kërkesave të shumta që Bazel ka marrë për Gashin, më e mundshmja, sipas mediave helvete, është që trajneri Fisher ta ketë lënë pushim shqiptarin për ndeshjen e kthimit. Taulant Xhaka, që do të mungojë në Champions për shkak të kartonit të kuq të marrë, ka qenë në fushë përgjatë gjithë ndeshjes dhe është ndëshkuar edhe me karton të kuq.

Pas ndeshjes, nuk është përmendur aspak mungesa e Gashit, edhe për shkak se është vënë re një lehtësi e skuadrës kampione në fuqi të Zvicrës për të fituar takimin përballë skuadrës që i ka marrë trofeun e Superkupës pak muaj më parë. Përveç Gashit, në ndeshjen përballë Sionit që u fitua 3-0, nuk është aktivizuar as ish-mesfushori i Interit, Kuzmanoviç.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura