Gara për Tiranën, Veliaj takim me ish-presidentin Moisiu dhe deputetin Majko

Apr 25, 2015 | 16:00
SHPËRNDAJE

Kandidati i së majtës për Bashkinë Tiranë, është takuar dje me ish-Presidentin e Republikës, Alfred Moisiu, me të cilin ka diskutuar edhe për idetë sesi mund të ndryshojë kryeqyteti për gjatë 4-vjeçarit të ardhshëm.

Veliaj gjate takimit me Mosiun dhe Majkon

Në këtë takim ka qenë i pranishëm edhe një nga figurat kryesore të socialistëve, ish-kryeministri Pandeli Majko, i cili ishte dhe një prej kandidatëve kryesor në garën brenda PS-së për kandidat për kryetar bashkie.

Këtë fakt e ka bërë të ditur vet Veliaj nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter, ku duke ju referuar pikërisht takimi ai e cilëson Moisiun si” Presidenti im”.

Veliaj gjate takimit me Moisiun dhe Majkon

“Me Alfred Moisiun dhe Pandin, kujtime për familjet tona ushtarake, ide për qytetin e punën që na pret”, – shkruan Erion Veliaj në postimin e vet.

Mësohet se të tre bashkëbiseduesit kanë vlerësuar nevojën për një rritëm të ri të punëve qytetit, për ta bërë atë të denjë për qytetarët e një vendi që aspiron të bëhet pjesë e BE-së.

Vetëm një javë më parë Veliaj dhe Majko patën një tjetër takim miqësor mes tyre, ku Majko si një prej përfaqësuesve më me zë të PS-së i ofroi i pari mbështetje për garën për Tiranën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura