Gara për Tiranën, Kosova: S’më bëhet vonë për sulmet, pse nuk e bënin para fushatës

May 30, 2015 | 11:12
SHPËRNDAJE

Kandidati demokrat për bashkinë e Tiranës, Halim Kosova ka premtuar reduktim taksash lokale dhe negociata me Ramën që taksat e vogla t’i mbledhë bashkia dhe jo qeveria.

Kosova gjate takimit te sotem

Gjatë takimit me përfaqësues të biznesit të vogël dhe familjar për të prezantuar programin e tij në drejtim të kryeqytetit nëse fiton zgjedhjet vendore, Kosova theksoi se prioritet i tij është puna e jo fjalët.

“As nuk më bëhet vonë fare, pse nuk më sulmon para zgjedhjeve, koha e fushatës është kohë llafesh, nga ana tjetër debatet, konfliktet, shqiptarëve i kanë ardhur në majë të hundës, e vetmja gjë që duhet punë e jo llafe”- tha Kosova. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura