Gara për Tiranën, debati i fundit mes kandidatëve në 2000 Mustafaj-Rama

Apr 18, 2015 | 23:56
SHPËRNDAJE

Debati i parë dhe i fundit mes dy kandidatëve për Bashkinë e Tiranës është zhvilluar plot 15 vjet më parë.

Moment nga debati i vitit 2000 Mustafaj- Rama

Në 11 shtator 2000 Besnik Mustafaj i Partisë Demokratike dhe Edi Rama i Partisë Socialiste debatuan në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut pak ditë përpara se Rama të fitonte zgjedhjet.

Fotografia e këtij debate është publikuar sot nga gazetari Blendi Fevziu.

Që prej asaj kohe nuk ka pasur asnjë debat tjetër për Tiranën.

Në vitin 2003, Rama nuk pranoi të dilte në debat me Spartak Ngjelën, ndërkohë që edhe katër vjet më vonë në 2007 nuk u zhvillua asnjë debat mes Ramës dhe Sokol Olldashit.

Kryeministri aktual refuzoi debatin edhe në vitin 2011 me Lulzim Bashën, ndonëse u ftuan nga forumi “Iniciativa për Tiranën”.

Këtë herë do të pritet nëse do të ketë një debat mes Erjon Veliajt dhe Halim Kosovës”.

Këtë herë, pas zyrtarizimit të kandidaturave, ajo që pritet më me interes është pikërisht një debat mes Erjon Veliajt dhe Blendi Fevziut.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura