Gara për Tiranën, Bushati në Panorama TV: Politika është lojë në ekip. Do të ketë përplasje mes dy partive të mëdha

Mar 30, 2023 | 21:49
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati ka deklaruar mbrëmjen e sotme se kandidatët që janë future në garë për bashkinë e Tiranës nuk do të ndryshojnë asgjë në rezultat.

189c6ece-e812-4b4c-a2a9-d2b57bacbcd6

Bushati tha në emisionin “Log.” në Panorama TV se duhet një garë shumë e gjatë dhe disa individë që të krijojnë një parti me mbështetje të gjerë popullore me një vizion për të ardhur në pushtet.

“Të rrimë drejt dhe të flasim drejt. Politika është lojë në ekip dhe në fund lufta shkon te dy kundërshtarë. Kjo nuk është lufta e Sali Berishës. Lufta kryesore e Sali Berishës është të shkrijë Partinë Demokratike. Do ketë një përplasje mes dy partive të mëdha sepse siç është i ndërtuar sot sistemi do të ketë një luftë mes tyre.

 Votat që do të marrë Arlind Qori nuk ndryshojnë asgjë. Do te ketë pak. Është mirë për demokracinë kur ka kandidatë të tillë që të japin një mesazh por do të duhet një garë shumë e gjatë që këta kandidatë të krijojnë një parti me vizionin për të marrë një pushtet”, deklaroi Bushati.

Sipas Bushatit Berisha nuk ka pasur qëllim të fitojë zgjedhjet e 14 Majit, pasi armiku i tij më i madh nuk është Rama, por Basha.

“Nuk kanë shanse në Tiranë. Është ndryshe po të ishte një qytet i vogël. Të flasim për këtë pjesën nëse do kenë shanse. Do marrin ndonjë votë. Nuk i prishin punë fare. Kjo betejë është e parajhkruar. Sepse nuk e ka luftë të tyre Sali Berisha këta. Sepse po ta kishte do i fuste demokratët në shtëpinë e demokratëve. Por armiku numër një i Sali Berishës është Lulzim Basha dhe jo Edi Rama. Nuk ka shanse të fitojë as Belindi duke garuar në një logo që nuk është as e PD-së”, tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura