Gara për oficerë të Policisë Kriminale, edhe 1 javë afat për aplikimet. Ja kriteret që duhet të plotësoni

Aug 13, 2020 | 12:56
SHPËRNDAJE

Edhe 7 dite kohe per te gjithe ata qe duan te behen pjese e Policise se Shtetit, ne garen e hapur per oficerë të Policisë Kriminale. Policia e Shtetit rikujton gjithe te interesuarit te aplikojne. 1528907369_policiaeshtetit

Aplikimet janë të hapura për studentët e diplomuar në shkencat juridike, ekonomike dhe teknologji informacioni, të cilët duhet të kenë mesataren e notave të nivelit të dytë master mbi 8 dhe të zotërojnë gjuhën angleze.

Mesazhi i Policise

Apliko, bëhu pjesë e Policisë së Shtetit, jep kontributin për vendin tënd!

Edhe 7 dite nga mbyllja e aplikimeve për oficerë të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.

Aplikimet janë të hapura për studentët e diplomuar në shkencat juridike, ekonomike dhe teknologji informacioni, të cilët duhet të kenë mesataren e notave të nivelit të dytë master mbi 8 dhe të zotërojnë gjuhën angleze.

Kliko ? për kriteret:

https://www.asp.gov.al/shpallen-aplikimet-per-pranimin-ne-…/

Kjo është një mundësi e mirë për të rinj e të reja, për t’iu bashkuar Policisë së Shtetit në sfidën e fortë për të luftuar korrupsionin dhe paligjshmërinë në të gjitha fushat.

Në fund të studimeve çdo i diplomuar do të emërohet oficer i Policisë Gjyqësore.

Mos nguro, apliko!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura