Gara për ndjekës në rrjetet sociale/ Luiz Ejlli nuk qëndron më në krye të “fronit”, ky ish-banor i zë vendin e parë

Jun 10, 2023 | 18:41
SHPËRNDAJE

Banorët e “Big Brother” vijojnë “luftën” edhe pse loja ka përfunduar. Këtë herë gara nuk është për 100 mijë euro, por për ndjekës në rrjetet sociale.

luiz

“Top Albania Radio”, vijon javë pas jave të bëjë një renditje të shifrave të këtyre banorëve më në zë të këtij formati.

E duket se shifrat flasin për një ndryshim në preferencat e publikut.

Kristi Aliajn e kemi parë këto kohë të angazhuar në televizion, duke qenë si pjesë e jurisë në “She’s on top”. Ai këtë javë ka humbur 2 mijë ndjekës.

Po ashtu, me humbje ka rezultuar dhe Armaldo Kllogjeri, duke rënë me 1 mijë ndjekës. Nga 125 mijë, tani ai ka 124 mijë ndjekës.

Olta Gixhari ka qenë një nga personazhet më të komentuara në “BBV”. Së fundmi, po përflitet dhe për një film që do bëjë së bashku me Luizin. Këtë javë ajo ka shtuar 1 mijë fansa në “Instagram”.

Nga ana tjetër, Keisi Medini ka qenë e ftuar në “Live From Tirana” ku ka folur më shumë mbi marrëdhënien e saj me Kristin, Lorencin, këngën e re, por dhe shumë të tjera. Ajo ka shtuar 2 mijë ndjekës në “Instagram”.

Në vend të gjashtë renditet Dea Mishel, të cilën e shohim çdo të diel krah Kristit në jurinë e “She’s on top”. Po ashtu, si Keisi edhe ajo ka shtuar 2 mijë ndjekës në “Instagram”.

Jori Delli është një nga konkurrentet e “Kepit të Tundimeve” që ka nisur tashmë xhirimet. Këtë javë ajo ka shtuar 3 mijë ndjekës.

Elvis Pupa gjithashtu si Jori ka shtuar 3 mijë ndjekës, nga 243 mijë ka shkuar në 246 mijë fansa në “Instagram”.

Me po 3 mijë ndjekës të shtuar është dhe Kiara Tito. Së fundmi ajo ka udhëtuar drejt Turqisë për xhirimet e emisionit “Kepi i Tundimeve”, ku dhe është publikuar një video nga Bodrumi, ku Kiara ka thënë se po vjen diçka shumë e madhe që publikut do i pëlqejë shumë.

Po ashtu si javën e kaluar, në vend të dytë renditet Luiz Ejlli me 4 mijë ndjekës më shumë nga java e kaluar. Ai ka publikuar projektin e tij më të ri që titullohet “Përjetësisht”.

Vendin e parë për këtë javë e rrëmben Ronaldo Sharka me 5 mijë ndjekës më shumë për këtë javë. Gjithashtu, dhe ai si Jori Delli është në Turqi ku po xhirohet “Kepi i Tundimeve”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura