Gara për më të pasurin, Mek Gregor: Tani ja kam kaluar Kristiano Ronaldos, ja premtova në 2016-ën

Mar 8, 2018 | 12:15
SHPËRNDAJE

Dy nga sportistët më të famshëm në botë, futbollisti Kristiano Ronaldo dhe ai i Arteve Marciale Mikse (MMA) Konor Mek Gregor, të dy yje në dy disiplina të ndryshme, por dhe më të pasurit në botë për sa u përket përfitimeve financiare. Përveçse janë nga më të spikaturit në këto veprimtari sportive, janë edhe miq me njëri-tjetrin.

Ronaldo Mek Gregir

Ata kanë kaluar pushime së bashku, janë fotografuar së bashku, por edhe janë grushtuar së bashku. Këto ditë, ata janë bërë objekt i një diskutimi të hapur në rrjetet e tyre sociale, ku diskutojnë për përfitimet financiare. Kikboksieri Konor Mek Gregor ishte në formën e tij më të mirë gjatë një postimi të tij më të fundit në “Instagram”, e duke folur për premtimet e futbollistit Kristiano  Ronaldo, vë në lojë boksierin Flojd Mejuidhër dhe tallet me yllin e muzikës “50 Cent”.

Ylli i UFC-së ka firmosur një marrëveshje sponsorizimi të madhe me “Burger King” dhe pretendon tani se ia ka kaluar Ronaldos në listën e më të pasurve në revistën “Forbs”, si atleti më i paguar. Mek Gregori thotë se ia kishte premtuar Ronaldos se do t’ia kalonte kur u takuan bashkë një vit më parë.

Konor dhe Ronaldo

“Duke bërë marrëveshje të reja! Jam shumë i interesuar të shoh listën e ‘Forbes’ për atletin më të paguar në botë”, i thotë Ronaldo. “Tani ja kam kaluar Kristiano Ronaldos, siç ja premtova në 2016-ën”, i përgjigjet Mek Gregori. “Flojd, si një boksier në pension, nuk bën asnjë qindarkë jashtë boksit.

MMA është një lojë e madhe, do të pëlqejë Flojd?”; “Urime Jay-Z për vendin e parë, përtej botës së sportit. Dikush t’i bëjë tag ’50 Cent’, pasi më ka bllokuar në ‘Instagram’. Mos më bëj bllok ’50 Cent’ se akoma më pëlqejnë disa nga këngët e tua. Nga ato të vjetrat”. Janë këto disa pjesëza nga shprehjet që Mek Gregor ka postuar në “Instagram”-in e tij.

ABDULLA DUSHKU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura