Gara për kreun e PD-së, Selami e nis fushatën nga Lezha: Ja mesazhi që ka për kritikët

Jul 6, 2017 | 17:12
SHPËRNDAJE

Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Eduard Selami u takua sot në në Lezhë me simpatizantë të djathtë, ndërsa i njohur ata me platformën e tij.

Selami123

Nga atje ai është shprehur se problem më i madh i PD-së është mungesa e demokracisë së brendshme.

“Kam bindjen që aty ku janë krizat janë dhe oportunitetet që ne të dalim më të fortë nga kjo gjë. Kam besim të patundur që së bashku nga kjo garë, që do të jetë një garë civile, demokratike brenda shtëpisë, ne do të dalim më të fortë. Ka ardhur koha që shumë gjëra ne si demokratë ti shikojmë në sy, të gjejmë dhe arsyet kryesore se përse ne nuk arritëm të fitonim në këto zgjedhje. Për fat të keq PD nuk funksionon në strukturat e saj, në organizimin e saj, në përzgjedhjen në kandidatëve mbi bazën e vlerave më të mira të demokracisë dhe konkurrencës. Meritokracia nuk është fatkeqësisht themeli i karrierës në PD. Ne këtë e dimë, e ndjejmë, ne këtë duhet ta korrigjojmë. Ka shumë prej tyre që më thonë që përse merr pjesë në një garë e cila duket që është e pabarabartë. Kritikëve të mi u them që është më mirë një tokë e punuar keq, se një tokë e lënë djerrë”, tha Selami.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura