Gara për kreun e BKH/ Publikohen emrat, ja tetë kandidatët e kualifikuar

Feb 14, 2020 | 10:53
SHPËRNDAJE

Ndërsa gara për kreun e BKH-së vijon, Komisioni i Përzgjedhjes ka publikuar emrat e 8 kandidatëve të kualifikuar, në testin fizik dhe logjik.

Me një njoftim për mediat, bëhet me dije se, si pasojë e rezultateve të larta të aplikantëve, Komisioni ka rritur numrin e personave që do të konkurojnë në fazën e fundit nga 6 në 8.

ekani-i-gjykates-foto-kallxo-e1488456291875-650x358-780x439-640x300_1529567206-498592

Kandidatët që do të marrin pjesë në fazat e tjera të përzgjedhjes:

Aida Veizaj

Ardian Çipa

Artur Beu

Ervin Hodaj

Gentjan Shehaj

Lindita Nushi

Idajet Faskaj

Ylli Pjetërnikaj

Drejtues i Prokurorisë së Posaçme

Arben Kraja

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM PËR MEDIA NË LIDHJE ME PËRZGJEDHJEN E DREJTORIT TE BKH-së

E premte 14.02.2020

Komisioni i Përzgjedhjes për Drejtorin e BKH-së ka përfunduar vlerësimin e testit të aftësive fizike, testit të arsyetimit logjik dhe të aftësive për të shkruajtur raporte dhe ka llogaritur pikët totale për secilin kandidat, për të identifikuar kandidatët më të mirë për Drejtor të BKH-së, që do të marrin pjesë në fazat e tjera të përzgjedhjes.

Komisioni mbeti shumë i kënaqur nga cilësia dhe performanca e aplikantëve, dhe si pasojë ka vendosur që të rrisë numrin që do të konkurojë në fazat e fundit nga 6 në 8 kandidatë. Më poshtë jepet lista e kandidatëve që do të ftohen të marrin pjesë në fazat e mëtejshme të përzgjedhjes.

Aida Veizaj

Ardian Çipa

Artur Beu

Ervin Hodaj

Gentjan Shehaj

Lindita Nushi

Idajet Faskaj

Ylli Pjetërnikaj

Drejtues i Prokurorisë së Posaçme

Arben Kraja

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura