Gara për Këpucën e Artë/ Kryeson Levandovski, në listë edhe futbollisti me origjinë shqiptare

Feb 21, 2022 | 18:27
SHPËRNDAJE

Lufta për Këpucën e Artë vazhdon të jetë interesante me Robert Levandovskin që vazhdon të jetë në krye. Polaku realizoi dy gola në fitoren 4-1 të Bajernit ndaj Grojter Fyrthit.

veton

Tashmë sulmuesi ndodhet në kuotën e 56 pikëve dhe ndiqet nga norvegjezi i Cverna Zvezdës, Ohi Omoijuanfo me 42 pikë. Në këtë listë bën pjesë dhe një shqiptar.

Po flasim për Veton Berishën, i cili aktivizohet me skuadrën e Viking në Norvegji. Ai është vëllai i vogël i Valon Berishës, i cili aktivizohet për Kosovën. Vetoni ndërkohë luan për Norvegjinë. Seria A krenohet me Çiro Imobilen dhe Dushan Vlahoviç me nga 38 dhe 36 pikë përkatësisht.

Më poshtë keni listën e plotë me pikët.

1. Robert Levandovski 56
2. Ohi Omoijuanfo  42
3. Patrik Shik  40
4. Tomas Lene Olsen  39
5.Çiro Imobile  38
6. Dushan Vlahoviç  36
6. Karim Benzema 36
8. Mohamed Salah 34
9. Veton Berisha 33
10. Erling Haland 32

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura